Koronavirusi, që kërcënon seriozisht Serie A, tani po sulmon edhe Ligue 1 (Francë). Montpellier, që pritet të luajë kundër ekipit të Principatës, Monaco, të dielën, njoftoi këtë të premte se 12 persona, midis lojtarëve dhe stafit stërvitor, kanë dalë me Covid-19. Testet PCR, të kryera tek lojtarët, pas kthimit nga kombëtaret, kanë rezultuar me tetë pozitivë.

Po kështu, të infektuar kanë dalë edhe katër anëtarë të stafit trajnues. Klubi ka raportuar se të gjithë të prekurit janë tashmë në karantinë. Për momentin, transferta me Monaco mbetet në fuqi, pasi protokolli i Ligës Franceze thotë se, për sa kohë që 20 lojtarë (përfshirë 1 portier) të një ekipi prej 30 vetësh janë testuar negativë, ndeshja nuk anulohet.