Benfica njoftoi se në orët e fundit ka zbuluar 17 raste me Covid-19 midis grupit të lojtarëve, anëtarëve të stafit dhe trupës teknike, ndaj e ka raportuar situatën tek Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë Portugeze (DGS). Kësisoji, ekziston mundësia e karntinimit të krejt skuadrës për dy javë. Edhe pse emrat e lojtarëve të infektuar nuk janë zbuluar, burimet e Benfica informuan EFE se midis 17 pozitivëve, 5 janë nga ekipi i parë.

Jorge Jesús, en un partido del Benfica.

“Duke pasur parasysh këto të dhëna, në mbrojtje të shëndetit publik dhe integritetit fizik të sportistëve të prekur, Benfica njoftoi autoritetet shëndetësore në vend”, – thuhet në deklaratën publike të lëshuar nga klubi i Lisbonës. Për sot, skuadra në fjalë ka të programuar gjysmëfinalen e Kupës së Ligës Portugeze kundër Braga. Vala e tretë e Covid-19, me virulencë të lartë në Portugali, i ka mbushur spitalet, të cilat janë në prag të kolapsit për shkak të numrit të madh të njerëzve të shtruar nga fundi i dhjetorit. Vendi ka 11 ditë rresht me mbi 100 vdekje, çka nuk ishte arritur kurrë në dy valët e para, me një rekord të ri ditor këtë të hënë, 167 vdekje, ndërsa infeksionet ditore në ditët e fundit janë rreth 10.000.