Real Madridi po përjeton një sezon me oshilacione. Ekipi madrilen duket shumë larg mbrojtjes së titullit kampion me Atletico Madridin e pagabueshëm dhe stoli i Zinedine Zidane nuk është i sigurt.

Probleme kanë dalë në pah dhe prej lojtarëve. Lajmi i fundit që vjen nga kampi i “Los Blancos” nuk është aspak i mirë, pasi Raphael Varane ka shfaqur dëshirën për t’u larguar nga klubi.

Ai nuk dëshiron të mbetet më në Spanjë, pasi ka shumë ekipe pas vetes. Kampioni i botës ka bisedime me Manchester United, PSG dhe Chelsea. Të 3 klube që duan mbrojtës në merkaton e verës. Performanca e këtij sezoni ka qenë shumë larg pritshmërive.