Pas eliminimit të Atletico Madrid nga Kupa e Mbretit nga skuadra e Cornella, që militon në Ligën e tretë spanjolle, e ardhmja e trajnerit Diego Simeone te “colchoneros” është vënë në pikëpyetje.

Sipas mediave spanjolle, klubi po sheh mundësinë e largimit të trajnerit argjentinas.  “Futbolli ka edhe të tilla të papritura. Gjithsesi, secili nga ne duhet të jetë i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësitë dhe pranojë gjithçka që vendos klubi”, tha trajneri Diego Simeone.

Duhet të vijojmë të punojmë. Ky turne në vitet e fundit nuk na ka dhënë kënaqësi. Përkundrazi, gjërat na kanë shkuar ters. Duhet të gjejmë një zgjidhje për Kupën, gjithnjë nëse do të jem këtu edhe vitin tjetër”, tha Simeone.