Tirana ka marrë një lajm jo fort të këndshëm sot. Presidenti Refik Halili ka rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ka hyrë në karantinë, siç e kërkojnë rregullat sanitare të pandemisë, që ka pushtuar botën prej gati një viti. Kreu i klubit bardheblu është testuar pozitiv, pas simptomave të para të lehta. Ai do të jetë nën mbikqyrjen e mjekëve, duke shpresuar që ta kalojë sa më lehtë këtë betejë shëndetësore. Këtë urim e bëjnë të gjithë bardheblutë, por edhe futbolldashësit shqiptar, sepse Halili është kontributor mjaft i madh prej vitesh të tëra te skuadra e Tiranës, por edhe më gjerë.