Blogger-ja e njohur shqiptare, Armina Mevlani i jep mundësinë ndjekësve të saj në Instagram, të shprehin mendimin e tyre dhe të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe skt dhe padyshim që mesazhet kanë qenë të shumta.

Nisur nga dasma që Armina organizoi me partnerin e saj Shkëlzen Berisha, ka pasur komplimenta të pafundëm.

Madje e kanë konsideruar nusen më dashuri në Tropojë. Ndërsa, Mevlani ia ka kthyer:

“Tropojanët janë fantastik! Njerëzit me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij”.

Këto fjalë ajo i ka shoqëruar edhe me një foto nga dasma, ku kërceu Vallen e Tropojës e veshur me kostum popullor.