Lufta e fjalëve mes Donald Trump dhe Elon Musk po vazhdon, me të parin që u kundërpërgjigj pasi ky i fundit la të kuptohej se Trump duhet të tërhiqej, pas raporteve që pretendonin se ai po konsideron të kandidojë për presidencën në 2024.

Ish-presidenti shkroi në mediat sociale se Musk e vizitoi atë në Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar ndihmën e qeverisë me projektet e tij në vazhdim.

“Elon Musk erdhi në Shtëpinë e Bardhë duke më kërkuar ndihmë për të gjitha projektet e tij të shumta të subvencionuara, qofshin ato makina elektrike që nuk lëvizin mjaftueshëm, makina pa shofer që përplasen, apo raketa, pa të cilat subvencione ai do të ishte i pavlerë”, ka shkruar Trump.

“Ai më tregoi se ishte një fans i madh i Trump dhe republikan. Unë mund të kisha thënë ‘ulu në gjunjë dhe lutu’ dhe ai do ta kishte bërë”.

Në përgjigje të ish-presidentit amerikan, Musk shkroi në Twitter “Lmaooo”, që do të thotë “ma bëre b…. të qesh”.

Pse po debatojnë Donald Trump dhe Elon Musk?

E gjithë saga nisi kur Trump e quajti Musk një “mashtrues artist” pasi ky i fundit pretendoi se nuk kishte votuar kurrë për partinë republikane deri në qershor.

“E dini se ai tha një ditë tjetër ‘Unë kurrë nuk kam votuar për një republikan'”, tha Trump në një event në Alaskë. “Më tha se më ka votuar. Ai është një tjetër mashtrues artist, por ai nuk do ta blejë Twitter-in”.

I pa impresionuar nga komentet e Trump, Musk iu përgjigj në Twitter duke pretenduar se Trump duhet të tërhiqej në vend që të mendojë të kandidojë përsëri për president.

“Trump do të ishte 82 vjeç në fund të mandatit, moshë shumë e madhe për të qenë shef ekzekutiv i ndonjë gjëje, e lëre më për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Musk.

“Unë nuk e urrej njeriun, por është koha që Trump ta varë kapelën e tij dhe të lundrojë drejt perëndimit të diellit. Demokratët duhet gjithashtu të mos e sulmojnë më. Nuk duhet të bëjnë që mënyra e vetme e Trump për të mbijetuar të jetë rifitimi i presidencës”.