Donald Trump, nga Hjuston (Teksas) ka konfirmuar sot se do të kandidojë sërish për postin e presidentit të Amerikës. Ai ka sulmuar ashpër presidentin aktual Joe Biden, sidomos pas ngjarjes së fundit të rëndë ndodhur në një shkollë fillore në Teksas, ku u vranë 19 fëmijë dhe 2 mësues nga një adoleshent.

Kur të jem sërish president, për të dytën herë, do të merrem pesonalisht për të eliminuar të keqen që ka pushtuar këtë vend”, tha Trump, duke zyrtarizuar kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë.

Për gati një orë, Trump bëri publik programin e tij të sigurisë kombëtare, duke thënë se do të mbështesë më shumë policinë.

Nëse jemi në gjendje të financojmë miliona dollarë për të mbështetur Ukrainën, atëherë jemi në gjendje të shpenzojmë edhe për sigurinë e shkollave tona. Duam të shpëtojmë jetën e fëmijëve tanë, për të mos i bërë shkollat objektivin më të lehtë për t’u qëlluar”, tha Trump.

Këtë vit, së bashku do të marrim së bashku Senatin dhe Dhomën e Deputetëve dhe më pas, së bashku do të marrin edhe Shtëpinë e Bardhë”, tha më tej ish-presidenti Donald Trump.