Torino është nën akuzë.

Edhe mediat që ndjekin çdo ditë çështjet e skuadrës granata kanë sulmuar skuadrën e Marco Giampolo-s, gjithmonë e më shumë në krizë rezultatesh, veçanërisht pas barazimit kundër Spezia-s që ka ardhur pas një superioriteti numerik për pjesën më të madhe të ndeshjes.

“Torono nuk ekziston, nga klubi, te trajner, te skuadra”, ka shkruar TorinoGranata.

“Toro, çfarë turpi: 0-0 me Spezia-n më 11 lojtarë kundër dhjetë për 90 minuta”, artikulli në Toro.it, ndërsa Toronews ka folur për “granata që nuk mund të shihen, është një barazim për rënie nga kategoria”.