Sfida mes Manchester United dhe Liverpool mund të nisë në orën 19:30. Kjo sepse orari zyrtar ka pësuar një ndryshim për shkak se tifozët e “Djajve të Kuq” kanë pushtuar fushën e stadiumit “Old Trafford” duke krijuar trazira.

Ata kanë shfrytëzuar rastin për të protestuar kundër familjes Glazer, që ka në pronësi klubin e famshëm anglez. Në fillim bllokuan futjen e autobusit të skuadrës së zemër në stadium dhe më pas marshuan drejt fushës për të shfryrë inatin e tyre ndaj pronarëve.

United ishte një nga 12 klubet themeluese të Super League, veprim që zemëroi keq tifozët.

Drejtuesit e Premier po bisedojnë me dy klubet dhe raportohet se ndeshja pritet të nisë ditën e sotme, duke filluar prej orës 19:30.