Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga fitorja ndaj Dillian Whyte dhe deklarata se do të tërhiqet nga sporti, boksieri britanik Tyson Fury nuk i është ndarë palestrës. Ai poston herë pas here foto nga stërvitja, që duket se është një adrenalinë për të.

Sidomos tani, ku i duhet të mendojë për një sfidë tjetër, siç është ajo ndaj Oleksandr Usy, përballje që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. E përditshmja britanike “The Sun”, raporton se Fury po stërvitet si i çmendur për këtë duel.

Tyson po stërvitet fort, vërtet shumë fort. Pavarësisht se nuk ka asgjë zyrtare, ai është fokusuar totalisht te përballja me Usyk. Ai ndodhet gjithnjë në palestër duke u stërvitur, pasi synon të jetë në formë kur të zhvillojë këtë sfidë vitin tjetër”, tha Frank Warren menaxheri i Fury.

Për momentin, ai është si një njeri që e ka pushtuar strvitja dhe sfida me Usyk. Fjala tërheqje nuk është më në mendjen e tij. Palestra është vendi ku ai ndidhet i lumtur”, tha Warren. Tyson Fury, 34 vjeç, është i pamposhtur në ring (32 fitore, 1 barazim).