Robert De Niro mirëpriti së fundmi në jetë fëmijën e tij të shtatë dhe këtë gëzim të bukur e ndau me botën.
Ai u bë sërish baba i një vogëlusheje në moshën 79-vjeçare, ndërsa ndau me publikun foton e parë të bebushes duke zbuluar dhe emrin e saj.
Emri i vajzës është Gia Virginia Chen De Niro, një fryt dashurie me të dashurën Tiffany Chen.
Fituesi i çmimit ‘Oscars’ u lidh për herë të parë me instruktoren e arteve marciale me bazë në New York në vitin 2021, ndërsa dyshja festuan ditëlindjen e tij të 78-të së bashku në Francë.