Quhet Anisa Kostani dhe është oficerja e policisë së Elbasanit që u bë e famshme për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake. Së fundmi, Anisa ka sulmuar ashpër mediat, pasi sipas saj, po nxinin punën e policisë së Elbasanit.

Në reagimin e saj në Instagram, Kostani thotë se ata gazetare që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit, e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”, duke vënë në dyshim nderin e tyre.

“Me gjithë respektin që kam për Policinë e Shtetit ndjej një keqardhje që puna e atyre burrave me vite te ndershme mbi shpatulla, djemve dhe vajzave që kanë marrë përsipër një mision të vështirë, të bie në nivele të tilla…

Policia e Shtetit Vs Kepi i shfrenimeve”, shkroi Kostani në profilin e saj në rrjetin social Instagram.