Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan në martesës mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre 10 vjeçare.

Dyshja mblodhi në një ceremoni madhështore të mbajtur në Shijak, familjarë dhe të afërm, por dhe shumë personazhe publikë.

Babai i blogeres mbajti një fjalim, pas Sali Berishës. “Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija”, tha ai mes të tjerash.

Në hapje të dasmës një fjalim u mbajt dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me një gotë verë në duar i uroi çiftit jetë të lumtur.

“Merita më e madhe e Shkëlzenit, është se arriti të pushtojë zemrën e Arminës”, tha ai mes të tjerash.