Këngëtari i njohur shqiptar Korab Shaqiri është bërë sërish baba. Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilin çifti ka vendosur ta quajë Arb.

Edhe pse i vogli ka më shumë se një javë që ka ardhur në jetë, këngëtari kishte vendosur ta mbante të fshehtë portretin e tij të ëmbël.

Mirëpo përpara disa orësh, Korabi nuk ka rezistuar më dhe e ka prezantuar të birin me të gjithë fansat e tij.

Në një postim në Instastory, këngëtari ka publikuar një foto të Arbit, i cili është duke fjetur. Djaloshi ka një fytyrë shumë të ëmbël dhe koka e tij duket e mbushur me flokë.

Krahas fotos, Korabi ka shkruar: “Bekimin ti merr prej meje. Në çdo udhë të jetës, në çdo hap të saj!”

Një mesazh mjaft i bukur dhe përlotës!