Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj u bënë sërish prindër, duke u bekuar me një vajzë, pas djalit, Diell.

Lajmin e ëmbël e ndau vetë Arbana në rrjetet e saj sociale, teksa bëri me dije se çifti kishte vendosur ta pagëzonte vogëlushen me emrin “Zoi”, ndërsa shkruante se Eduarti dhe vëllezërit ‘po çmendeshin’ pas saj.

Të shumta kanë qenë urimet që kanë shkuar në adresë të moderatores së njohur për këtë gëzim të tretë për të, teksa kjo shihet nga mijëra komentet në Instagram.

Disa urime të veçanta, por edhe vizita, ajo ka vendosur t’i ndajë edhe me ndjekësit. Kështu, vizitorët e parë të Zoit kanë qenë dy vëllezërit e saj, Jon dhe Diell, të cilët kanë shkuar të shohin motrën e tyre të vogël.

Ndërkaq, edhe mbesa e saj e shtrenjtë, Kenza ka shkuar të shohë se si duket kushërira e saj më e vogël, ndërsa në një foto tjetër të publikuar nga Arbana, ajo tregon partnerin e saj, Eduart Grishaj.

Krah fotos ajo shkruan thjesht ‘Dashuri’, duke nënkuptuar se ai i ka qëndruar të shoqes gjithë kohës pranë.