Ledion Liço dhe Sara Hoxha u bënë sërish prindër përpara disa ditësh. Producentja e njohur i dha fund pritjes së ëmbël duke sjellë në jetë një vajzë, pas dy djemve, London Noor dhe Roman.

Edhe pse gjithçka u mësua nga mediat dhe askush nga familja Hoxha apo Liço nuk reagoi në mediat sociale për lindjen e vajzës, këtë të hënë ka qenë vetë Sara ajo e cila ka ndarë momente të ëmbla për ndjekësit e saj.

Ajo nuk është shumë aktive në rrjete sociale, por sot ka vendosur të gëzojë fansat me disa poza emocionuese, një para lindjes, një tjetër me partnerin e sa, Ledio Liço në sallën e operacionit dhe një letër tejet prekëse nga e motra, Lori.

Sara dhe Ledioni ende nuk e kanë zbuluar emrin e vajzës së tyre, teksa shumë janë bërë kuriozë, pasi emrat e dy djemve të tyre, London dhe Roman janë të padëgjuar në Shqipëri.