Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të tretë para pak ditësh.

Producentja dhe trashëgimtarja e Top Channel solli në jetë një vajzë, emrin e së cilës e zbuloi vetëm ditën e sotme.

Para pak orësh, përmes një torte të publikuar në rrjetet e saj sociale, Sara ka shkruar edhe emrin Rüya Roe, duke na shuar kështu kuriozitetin e këtyre ditëve.

Rüya vjen nga turqishtja dhe në shqip do të thotë ‘ëndërr’. Krahas emrit, Sara ka shkruar në anglisht edhe ‘a dream, a vision’, ‘një ëndërr, një vizion’.

Një emër vërtetë i veçantë nga çifti Liço-Hoxha që kanë zgjedhur emra të padëgjuar më parë në vendin tonë edhe për dy djemtë, London Noor dhe Roman.