Irgen Çela dhe Arjola Demiri janë dy aktorë shumë të njohur shqiptarë.

Prej disa vitesh ata janë pjesë e programit të humorit ‘Portokalli’, teksa janë bërë shumë të dashur për publikun shqiptar falë roleve të tyre si burrë e grua ose njohur ndryshe si ‘çifti i lumtur’. Episodet e dyshes janë nga më të preferuarat në këtë program.

Ditën e sotme Arjola Demiri feston ditëlindjen dhe urimet kanë qenë të shumta nga shumë miq të saj. E sigurisht një mesazh urimi publik nuk ka munguar as nga Xhoda, i cili e ka uruar në mënyrë të veçantë, duke përdorur edhe një nga fjalët që dyshja përdorin shpesh në rolet përkatëse, ‘Jeta’.

‘Edhe 100 Jetaaaaa. Je yll dhe të uroj shkëlqim gjithmonë!’ – ka shkruar Irgen Çela në Instagram, duke e shoqëruar urimin e tij edhe me një foto të Arjolës.