Quhen Glejdis Shabani dhe Naze Deda dhe në mbrëmjen e diplomimit në fakultetin UET, u bënë viralë, pasi Glejdsi i propozoi Nazes, me videon që menjëherë bëri xhiron e rrjetit.

Dyshja janë një çift i ri dhe tashmë, janë edhe të njohur për publikun pas videos së tyre. Glejdi e ka befasuar partneren e tij kur i propozoi ditën e diplomimit. Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, të dy kanë rrëfyer emocionet e atij momenti.

“Ka qenë ceremonia e diplomimit e imja për inxhinieri elektrike. Si ide erdhi 3-4 orët e fundit sepse sapo kisha mbaruar sezonin e provimeve dhe me Nazen kishim ndarë një datë. Edhe shkoi shumë thjesht, fola me kordinatoren e universitetit dhe ajo la një hapësirë kohore.

Njoftova vetëm familjarët e mi, se të Nazes i prishesh surpriza. Ne kemi afërisht tre vite bashkë”, u shpreh fillimisht Glejdis. Më pas, partnerja e tij Naze Deda, u shpreh: “Unë në fakt nuk e prisja fare.

Pavarësisht se Glejdisi më thoshtë rregullohu, vish nëj fustan të bardhë për një foto. Unë i thosha vazhdimisht dua një propozim, po nuk ma merrte mendja.

Ne jemi të dy vullnetarë te fundjava ndryshe. Unë isha më herët. Dolëm në kafe në grup dhe Glejdisi ishte përballë. Kur unë flisja të tjerët nuk e kishin mendjen, vetëm Glejdisi më dëgjonte. Më pas i kisha një kafe borxh dhe dolëm ia dhash, kështu”, përfundoi ajo.