Modelja e njohur, Georgina Rodriguez ka dhënë një intervistë për reviste “Elle”, duke bërë një bilanc të vitit 2022, që mbyllet pas pak ditësh. Pika kryesore i intervistës së dhënë, ishte sigurisht partneri i saj i jetës, Cristiano Ronaldo, për të cilën ajo thotë vetëm fjalë të mira.

“Unë dhe Cristiano u dashuruam me shikim të parë, kur e pashë për herë të parë ndjeva sikur koha ndaloi. Nuk kam parë kurrë një burrë kaq të pashëm, kaq të vëmendshëm. Ai është njeriu më i pashëm që sytë e mi kanë parë ndonjëherë.

Dhe po, unë jam e dashura e futbollistit më të mirë në botë, por nuk është e nevojshme që njerëzit, dhe shumë gra, ta përdorin atë në një mënyrë nënçmuese.

Natyrisht që lidhja ime me të më lejoi të realizoja shumë nga ëndrrat e mia, por gjithmonë, para dhe pasi u njohëm, kam të njëjtin pasion për gjithçka që bëj. Si modele, si pastruese dhe si shitëse”, u shpreh Georgina Rodriguez.