Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, është vlerësuar sot me “Stemën e Artë”, të Bashkisë Mirditë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Adrola, me anë të një postimi në Instagram.

“Për kontributin e vyer në fushën e rëndësishme të modelingut shqiptar duke i dhënë emër Shqipërisë në mbarë botën, si për bukurinë dhe për dinjitetin femëror.

Që në fëmijërinë e saj, ajo ka spikatur në kontributet për kulturën e Mirditën dhe kudo ka marrë pjesë në eventet kombëtare apo ndërkombëtare si përfaqësuese e Shqipërisë, ku pjesë e rëndësishme e promocionit ka qenë dhe vendlindja, Mirdita”, thuhej në dekoratën që mori Adrola Dushi.

Ndërsa vetë modelja, shkroi: “Nuk gjej fjale per te shprehur sa e perulur dhe e emocionuar ndihem. Eshte nje nder dhe privilegj i jashtezakonshem qe sot Mirdita ime me dhuron Stemen e Arte te Bashkise Mirdite!

Gjej rastin te shpreh mirenjohjen time te thelle per Kryetarin e Bashkise Mirdite Z. Ndrec Dedaj qe sot me nderon duke me renditur si gruan e pare mirditore qe i jepet kjo steme e arte me simbolet mirditore si dhe Grate e Unionit Mirdita qe propozuan emrin tim per kete dekorim.

Ky dekorim vjen si nje vleresim i papritur dhe shume i bukur per mua, por vjen dhe si nje pergjegjesi per vendlindjen time. Me apo pa kete dekorate, angazhimi im per promovimin dhe nderimin kudo te vendlindjes time do jete i pasosur. Faleminderit Mirdita ime. Zoti te bekofte. Te dua”.