Real Madridi humbi me rezultatin 2-1 kundër Alcoyanos në Kupën e Mbretit. Një eliminim i rëndë për ekipin e trajnerit Zinedine Zidane që tronditet fort pas kësaj disfate.
Një prej lojtarëve që u aktivizua në ndeshjen e humbur ishte Marcelo. Mbrojtësi i krahut të majtë nuk po luan rregullisht dhe në ndeshjen e fundit nuk bëri shumë në krahun e tij të fushës.
Braziliani ka reaguar në Instagramin e tij dhe ka dhënë një mesazh interesant në rrjetet sociale. “Ne do të kthejmë faqe”, – shkruan senatori i madrilenëve. Marcelo mund të largohet në fund të sezonit.
💪🏾"DAREMOS LA VUELTA A ESTO".
📲 El mensaje de @MarceloM12 tras caer contra el Alcoyano.@elchiringuitotv a las 12 de la noche. pic.twitter.com/3ynASwv5fM
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) January 21, 2021