Prej disa ditësh, në mediat rozë shqiptare, po qarkullon një foto ku shihet reperi i njohur, Majk, bashkë me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Melisa Lleshi.

Edhe pse asnjëri nga dyshja nuk reagoi fillimisht, Majk ka treguar publikisht mbështetjen e tij për Melisën, që i është bashkuar tregut muzikor. Ai shpërndau në profilin e tij në rrjetet sociale këngën e saj të re.

Ndërkohë, tani ka reaguar edhe ish-konkurentja e “Për’puthen”, e cila ka thënë për emisionin “Prive” se mes tyre nuk ka asnjë romancë, përveç se janë kolegë shumë të mirë me njëri-tjetrin.

“Mua me kë s’më kanë lidhur qëkur jam ndarë. Jemi takuar rastësisht. Majkun e njoh nëpërmjet rrjeteve sociale. Është koleg, nuk ka asgjë”, u shpreh fillimisht Melisa.

Më pas, e pyetur për ndonjë lidhje të re, ajo deklaroi se po i përkushtohet vetëm vetes së saj dhe karrierës muzikore. “Dhe tani jam mbushur me një dashuri të re, që është vetja ime. Jam mirë edhe vetëm. I jam futur me kokë muzikës. Nuk e kam me të shpejtë, kam fokuse tjera për momentin”, përfundoi Melisa