Lajmi i mirë është se 19-vjeçari anglez Joseph Flavill ka dalë pas 10 muajsh nga koma, ku kishte rënë pas një aksidenti me makinë. Gjatë kësaj periudhe në koma, ai u infektua dy herë me koronavirus, por gjithnjë ishte shëruar.

Lajmi i keq është se gjatë këtyre 10 muajve në koma bota ka ndryshuar jo pak. Ai zbuloi se ndodhet në mes të një pandemie që nuk ka kursyer askënd.

Flavill pësoi aksident në fillim të marsit 2020, tri javë para se në Angli të niste “lockdown” i parë. Gjatë këtyre 10 muajve ai është mbajtur në gjendje kome dhe kohët e fundit kishte nisur gradualisht rizgjimi i tij.

Joseph nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur në këto 10 muaj, pasi ka qenë në gjumë. Tani po nis të kuptojë se çfarë ka ndodhur në botë me pandeminë. Ai vetë ka kaluar dy herë koronavirus kur ka qenë në koma”, thanë familjarët e tij.

Ata nuk mund ta takojnë adoleshentin për shkak të rregullave anti-Covid, por prej dy ditësh flasin me të përmes celularit.