Logan Paul, youtuber milioner dhe boksier profesionist, i cili u përball me vetë Floyd Mayweather, u kafshua në testikuj nga qeni i tij, ndërsa stërvitej jashtë në Puerto Riko.

Boksieri po luante me qenin e tij kur kafsha besnike e kafshoi në organin gjenital. Pas kafshimit, Logan Paul u hodh në tokë duke bërtitur nga dhimbja.

27-vjeçari shihet pranë një pishine jashtë duke tërhequr qenin e tij me një litar. Në një moment kur po e tërhiqte litarin drejt vetes, qeni i tij kërcen dhe e kafshon në organet gjenitale.

Logan Paul nuk hezitoi ta ndajë momentin e incidentit të tij me qenin me pothuajse 30 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

“Tingull i keq, por aty shkojnë riprodhuesit e mi”, – ka shkruar Paul, duke postuar videon virale të qenit të tij duke e kafshuar në pjesët intime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Logan Paul (@loganpaul)