Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka dhënë një intervistë për emisionin “Prive”, ku ka folur për jetën e tij private. Mes te tjerash, Stresi ka komentuar pamjet që dolën pak kohë më parë, ku ai u pa në shoqërinë e një vajze.

Megjithatë, ai tha se vajzën në fjalë e ka shoqe dhe se prej 3 vitesh, është beqar. “Ato videot që kanë dalë në club, ajo është një modele që jeton në Torino, Itali .

E kam njohur në Itali, erdhi të bëjë një set fotografik në Shqipëri, është një shoqe shumë e mirë, nuk ka asgjë mes nesh.

Sot me dal edhe me vajzën e tezes ta bëjnë të dashur. Një femër të bukur e bëjnë të keqe, në aspektin moral. Jam prej 3 vitesh beqar dhe vazhdoj të jem kështu që s’kam ça them, jam beqar 100%”, u shpreh Stresi.