Disa nga personazhet e emisionit “Kepit të Tundimeve”, ishin të ftuar dje në rubrikën “Trotuar” në “E diell” dhe
mes tyre ishte edhe bukuroshja Efi.

Ditët e fundit, Efi ka qenë në qendër të vëmendjes për një ndërhyrja plastike që ka bërë në hundë, duke ndryshuar pamjen e saj.

Në një moment, Efi e pranoi se ndryshimin e ka bërë në mënyrë që të mos e krahasojnë më me moderatoren e njohur shqiptare, Bora Zemani.

“Kemi aktualisht në treg nja 15 personazhe që duken sikur i ka lindur e njëjta nënë”, tha fillimisht Flavio Qarri, i cili ishte i ftuar në panelin e diskutimit. “Prandaj dhe unë e bëra këtë ndryshim, që të mos më krahasôjnë më”, u shpreh Efi.