Këngëtarja e njohur me famë botërore, Beyonce ka konfirmuar se do të ri-regjistrojë një prej këngëve të saj.

Bëhet fjalë për “Heated”, një nga këngët e albumit të saj të ri që u kritikua shumë, jo vetëm nga aktivistë të mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të veçanta, por edhe nga fansat e saj.

Por ku qëndron problem në këtë këngë që Beyonce e ka krijuar me Drake? Në një pjesë të saj, artistja këndon “Spazzin on that ass, spazz on that ass’’.

Fjala ‘spazz’ lidhet me fjalën ‘spastic’ që do të thotë e pavullnetshme dhe është konsideruar si përçmuese për të gjithë ata persona që vuajnë nga paraliza spastike cerebrale.

Komuniteti i mbrojtjes së të drejtave të tyre ka reaguar për këtë këngë, duke e kritikuar ashpër këngëtaren.

Së fundmi kanë reaguar edhe përfaqësuesit e artistes, të cilët kanë bërë me dije se edhe pse fjala është përdorur pa pasur një qëllim të tillë, do të hiqet.