Protagonist i kësaj historie të bujshme është një 65-vjeçar saudit, Abu Abdullah. Historia e tij e bëri atë të famshëm fillimisht në vendin e tij dhe më pas në pjesën tjetër të botës.

Siç raportohet nga Oddity Central, burri shpjegoi: “Dasma ime më e shkurtër zgjati vetëm një natë, por ju siguroj se e kam marrë gjithmonë seriozisht, duke zgjedhur ceremonitë tradicionale”. Në Arabinë Saudite, poligamia është absolutisht legjitime, por Abu Abdullah mund të ketë ekzagjeruar.

Martesa e parë erdhi kur burri ishte vetëm 20 vjeç, me një grua gjashtë vjet më të madhe. Një martesë që të paktën në fillim dukej shumë e lumtur: çifti kishte pasur fëmijë dhe gjithçka po shkonte mirë. Derisa, në moshën 23 vjeçare, Ebu Abdullah vendosi të njoftojë gruan e tij se donte të martohej me një grua të dytë.

Në problemet e para me gruan e tij të re, burri vendosi të merrte një grua të tretë, pastaj një të katërt e kështu me radhë. Dhe me çdo martesë, Ebu Abdullah kishte filluar të ndahej nga gratë e tij të mëparshme.

“Unë u martova me të gjitha këto gra, sepse ende kërkoja të duhurën, si dhe për stabilitetin personal emocional”, shpjegoi burri për disa media saudite. “Gjithçka që kërkoja ishte një martesë që do të më bënte të lumtur”.

Çështja Abu Abdullah ka ndarë thellësisht opinionin publik saudit. Ka nga ata që e vlerësojnë stilin e tij aventuresk të jetesës, por edhe nga ata që, duke mos e dënuar poligaminë ‘në tërësi’, shpjegojnë se ky njeri me siguri ka përfituar nga kjo, duke menduar gjithë jetën vetëm dhe ekskluzivisht për interesat e tij.