U-Mask Model 3 është versioni i fundit i maskës bioteknoligjike që është bërë akoma më inovative. Bëhet fjalë për një mjet që mund të përdoret disa herë, mund të lahet dhe ergonomike, në gjendje të mbrojë kundër mikorgrimcave ndotëse falë një shtrese të re nanofiltruese.

Përveç këtyre karakteristikave, maska ka edhe një dizajn gjithmonë dhe më elegant. U-Mask Model 3 iu shtohet modeleve të tjerë, që janë shpërndarë në 129 vende dhe që pëlqehen shumë nga kampionët e Formula 1 dhe shumë sportistë të tjerë.

Pavarësisht masave të marra, virusi është akoma në qarkullim dhe maskat FFP2 janë në krye të listës të rekomandimeve nga ana e virologëve, veçanërisht në ambientet e mbyllura.

Falë karakteristikave që ka kjo maskë është e dobishme si për t’u mbrojtur nga viruset dhe bakteret, por edhe nga smogu, ndotja dhe pluhurave të imta.

Sipas studimit të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në fakt, 99% e popullsisë botërore thith çdo ditë ajër të ndotur, me efekte negative në shëndet.

U-Mask Model 3 ka dhe një ndikimin ambiental negativ shumë të vogël ndryshe nga maskat e tjera njëpërdorimshme (rreth 3.4 miliardë maska që nuk mund të riciklohen përfundojnë në plehra në ditë, plus ato që hidhen në ambient). U-Mask mund të ripërdoret dhe mund të lahet.