Partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, ka nisur një eksperiencë të re duke u bërë pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars.”

Por vëmendje të madhe mori mungesa e reperit Ledri Vula, i cili postoi video duke e ndjekur nga shtëpia Sarën, së bashku me vajzën e tyre Poem.

Sara ka vendosur të sqarojë gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale:  Faleminderit të gjithë atyre njerëzve që kanë treguar shumë suport dje që unë nuk e prisja fare.

Edhe për ata që janë bërë shumë merak që nuk ishte Ledri në live-show, nuk ka qenë sepse s’kam dashur unë. Se unë dje kam pasur aq shumë emocione saqë ju nuk e merrni dot me mend. Kam qenë gati duke më pushuar zemra.

Ledri ishte në Tiranë dhe siç thashë nuk erdhi sepse kisha shumë emocione, nuk kisha më ku ti çoja emocione dhe nuk kisha nevojë më për emocione më shumë ndaj e lamë që të vijë në një moment tjetër”, u shpreh Sara.