Dy ish-konkurrentët e emisionit “Për’puthen”, Andi Shehi dhe Melisa Lleshi, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre së dashurisë dhe tani, duket se vendimi i tyre është përfundimtar.
Andi ka treguar se lidhja mes tyre u bë toksike dhe se ziheshin shumë, kështu që vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies. Së fundmi, ish-konkurrenti ka bërë një bisedë me ndjekësit në Instagram, ku është pyetur nëse ka diçka që ai do të dëshironte ta kthente pas.
Andi tha se çdo gjë ndodh për një arsye dhe kur mendon se ke humbur diçka, në fakt ke fituar, duke iu referuar kështu dhe lidhjes së tij me Melisën.
“Mendoj se çdo gjë ndodh për një arsye dhe sado të duam të kthejmë kohën mbrapa, ndonjëherë është më mirë sepse dhe kur mendon që ke humbur diçka ke fituar dhe merr mësime përjetën dhe formon karakterin e fortë që të mos ketë mundësi të të bëj asgjë më keq”, u përgjigj Andi.