Moderatorja e njohur shqiptare Marina Vjollca tregoi një ditë më parë se ishte prekur nga virusi covid-19. Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, ajo zbuloi se vetëm ditën e djeshme kishte rezultuar negative, teksa për dy javë me radhë ka qenë e mbyllur në shtëpi.

E megjithatë, ajo nuk dha asnjë detaj më tepër dje, teksa ditën e sotme ka treguar më shumë.

E pyetur nga ndjekësit e saj në rrjete sociale, moderatorja ka zbuluar se si i ka kaluar ditët në shtëpi dhe simptomat që pati.

Marina shkruan se ka pasur dhimbje fyti, koke dhe shumë dhimbje trupi, ndërsa për disa ditë ka vuajtur edhe nga temperatura e lartë.

Më tej, ajo ka treguar se nuk e ka kaluar vetëm covid-in, por edhe vogëlushja e saj Marget është prekur nga ky virus. Ajo ‘i ka bërë shoqëri’ së ëmës deri ditën e djeshme.

Në një story tjetër, e pyetur se kush e ndihmoi me Marget, Marina shkruan se është kujdesur vetë për vajzën e saj, pasi nuk donte të rrezikonte asnjë pjesëtar të familjes.