Igra Rapollari është një instruktore palestre, e cila është rimartuar me partnerin e saj pas gati 10 vitesh. Nuk kanë ndryshuar ndjenjat e çiftit për njëri-tjetrin, por ajo çka ka ndryshuar është pamja e tyre fizike, teksa të dy kanë pasur një transformim fizik shumë të dukshëm, me më shumë muskuj muskuj dhe forma perfekte.

Instruktorja e palestrës ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ku ka treguar të gjithë historinë e njohjes dhe deri ndryshimi drastik në pamje.

“U martova pas 10 vitesh me të njëjtin burrë sërish. Ne jemi njohur në vitin 2009, në vitin 2013 pastaj jemi martuar. Ne jemi njohur në palestër. Unë kisha palestrën time që e ushtroja, aty erdhi si klient, u njohëm, u dashuruam dhe kështu.

Ishte një njeri shumë pozitiv, më ndihmonte shumë nga të gjitha anët. Edhe në palestër sillej shumë mirë, kishte edukatën. Eraldi ishte shumë pozitiv. Në fillim kemi qene shokë, pastaj duke dal për kafe, duke u njohur më tepër. Ashtu më bëri për vete, e bëra për vete dhe ndodhi kjo që jemi tani.

Unë nuk kam parë kurrë trupin, kam parë mbi të gjitha njeriun. Trupi bëhet, ndërsa njeriu nuk ndryshon. Nuk jam lodhur për ta bindur të bëjë trup, ai e kishte shumë qejf palestrën, përderisa erdhi dhe ne u njohëm në palestër. Ndryshim ka qene pastaj ai që thonë, se thonë: ‘Mami-gruaja të ndryshon’’, tregoi Irga