Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri është gjithmonë në fokusin e mediave rozë dhe opinionit publik. si për jetën profesionale, por edhe atë personale.
Këngëtarja dhe ish-partneri i saj DJ Geek së fundmi janë shfaqur sërish përkrah njëri-tjetrit. Kujtojmë se dyshja prej kohësh flitet se po kalojnë një faze jo të mirë në aspektin personal.
Megjithatë në ditëlindjen e këngëtares nuk mungoi një urim nga ana e Geek. Ende nuk është e qartë çfarë po ndodh mes tyre.
Mbetet për tu parë nëse ata thjeshtë po mbajnë një raport profesional apo diferencat janë sheshuar mes tyre.