Francesco Totti, ish-kapiteni legjendar i Roma-s, ka vendosur të thyejë heshtjen në lidhje me marrëdhënien e tij me Ilary Blasi-n, që ka ardhur në fund pas 20 vitesh.

Ish-numri 10-të i Roma-s ka vendosur të thotë të vërtetën e tij dhe e ka bërë këtë në një intervistë të gjatë të dhënë për Corriere della Sera, në të cilën ka bërë disa zbulime tronditëse.

“Historia mes meje dhe Ilarit nuk është thashethem. Kjo histori është mish e gjak për mua. Jeta ime është e përfshirë. Janë të përfshirë tre persona që i dua më shumë se veten time: fëmijët e mi, të cilët dua t’i mbroj në çdo mënyrë. Dhe ka një dashuri që zgjati njëzet vjet.

“Unë do të kisha pritur gjithçka, përveç se do të përfundonte kështu. Thashë nuk do të flisja dhe nuk fola. Por kam lexuar shumë marrëzi, shumë mashtrime. Se martesa do të përfundonte për shkak të tradhtisë sime. Tani mjaft.

“Nuk isha i pari që tradhtova. Kriza e vërtetë shpërtheu midis marsit dhe prillit të vitit të kaluar. Por unë vuaja prej disa kohësh. Babai im vdiq më 12 tetor. Nga Covid. Dhe herën e fundit e pashë më 26 gusht.

“E dija që ishte i sëmurë dhe nuk mund ta vizitoja. Më pas u infektova me Covid në formë të dhunshme: 25 ditë i mbyllur në shtëpi, për pak përfundova në spital. Me pak fjalë, ishte një kohë e tmerrshme për mua, për fat të mirë, kisha fëmijët.

“Gruaja ime, nga ana tjetër, kur kisha më shumë nevojë për të, nuk ishte aty. Në pranverën e 2021 kaluam përfundimisht në krizë. Viti i fundit ka qenë i vështirë.

“Nuk ka pasur më dialog, nuk ka mbetur asgjë. Në shtator të vitit të kaluar filluan të më vinin thashethemet: shiko se Ilary ka një tjetër. Në të vërtetë, më shumë se një. Më dukej e pamundur. Më pas gjeta mesazhet.

“Mos më bëni të them emrin e tjetrit, ai është një person krejtësisht i ndryshëm nga unë, i cili i përket një bote shumë larg botës time, për fat. Ishte një tronditje. Jo vetëm se Ilary kishte dikë tjetër; por që mund të interesohej për një njeri të tillë. Megjithatë e kishte atë.

“Çfarë thoshin mesazhet? Diçka si: të takohemi në hotel; jo, është më e kujdeshmetë takohemi nga unë. Ka pasur thashetheme në të kaluarën. Por ato ishin thashetheme. Këtu ishin provat. Faktet. Dhe kjo më hodhi në depresion. Nuk mund të flija më.

“Kjo nuk është e gjitha. Ajo shkoi me babanë e saj për të zbrazur kasafortat dhe më mori koleksionin e orëve. Ajo nuk la as garancitë, as kutitë. Kam frikë se me Ilary do të përfundojë në gjykatë”.