Dasma e Armina Mevlanit vijon të jetë në qendër të medias rozë. Edhe pse kanë kaluar katër ditë nga ky event që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Mbrëmjen e kaluar, në emisionin ‘Goca dhe Gra’ që jepet në Top Channel dhe ku Armina është bashkë-moderatore, blogerja e njohur shqiptare ka bërë një rrëfim rreth dasmës së saj ku ka treguar edhe të pathëna.

Ajo dha përgjigje për shumë gjëra të pathëna dhe që kanë pasur kureshtjen e publikut. Një prej tyre sigurisht ka qenë edhe ajo çka mendonte Armina rreth Eranda Libohovës, këngëtares shqiptare e cila u vesh me të bardha e u kryqëzua në rrjet se ka thyer ‘kodin e veshjes’ në dasmë.

Armina rrëfeu se u ka thënë të gjithëve të vishen sipas dëshirës dhe donte që të gjithë në ditën e dasmës së saj të ndiheshin të bukur.

“Unë u kam thënë të gjithëve që po të doni vishuni me të bardha vishuni, po të doni vishuni me të zeza, unë asnjëherë nuk e ndjej dhe as të dukem mbi të tjerët, edhe ditën e dasmës doja që të gjithë të ndiheshin të bukur” – tregoi Armina në emisionin ‘Goca dhe Gra’.