Finalja e festivalit europian të këngësEurovision 2023” që u mbajt në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar ishte plot me emocione, muzikë të mrekullueshme dhe e mbushur edhe me zhgënjime për disa prej artistëve që morën pjesë.

Një këngëtare që duket se nuk e priti aspak mirë rezultatin e dobët përfundimtar ishte përfaqësuesja e Francës, La Zarra. Kënga e saj “Evidemment” ishte cilësuar si një nga të preferuarat përpara finales, por arriti të grumbullojë në total 54 pikë nga vlerësimi i jurisë. La Zarra dhe fansat e saj prisnin qartë një rritje të konsiderueshme kur u shpallën votat e publikut dhe u shtuan në totalin e jurisë së secilit vend për rezultatin përfundimtar.

Por Franca mori një rritje modeste prej 50 pikësh, duke e lënë atë me një total prej 104 pikësh në rezultatin final. Kur kamera iu drejtua këngëtares, ajo bëri një gjest sa të pahijshëm aq edhe qesharak, duke ngritur gishtin e mesit.

La Zarra ka sqaruar më pas se gjesti i saj është keqinterpretuar. “Megjithëse përfaqësoj Francën, unë gjithashtu kam një kulturë të dyfishtë. Nuk është një gjest negativ, përkundrazi, është thjesht një gjest zhgënjimi që ne përdorim mes miqsh. Më pas, mund të kuptoj se jashtë shtetit konsiderohet një gjest tjetër”, ka thënë këngëtarja.