Basketbollisti i skuadrës së Charlotte Bobcats, LaMelo Ball, ka shkruar historinë e NBA-së në fitoren që ekipi i tij arriti ndaj Atlanta në kampionat me rezultatin 113-105.
Në këtë ndeshje, edhe pse e nisi atë nga stoli, ai realizoi një “trible double”. Ball e mbylli sfidën me 22 pikë, 12 rebound e 11 asist.
Ai u bë lojtari më i ri në moshë në NBA që realizon një “trible double”, duke qenë vetëm 19 vjeç e 140 ditë. Rekordi i mëparshëm i përkiste Markelle Fultz, 19 vjeç e 317 ditë.
LaMelo Ball u zgjodh në draft-in e këtij sezoni nga skuadra e Charlotte, duke mos zhgënjyer deri më tani me paraqitjet e tij në fushë.
Tonight's @Sprite Player of the Game is @MELOD1P!
He is the youngest player in NBA HISTORY to record a TRIPLE-DOUBLE!#AllFly pic.twitter.com/PvuQMqd6NM
— Charlotte Hornets (@hornets) January 10, 2021