Rudina Dembacaj është një aktore mjaft e dashur për publikun shqiptar.

Përveçse shumë aktive në skenë, me skeçet e saj në programin e humorit ‘Klanifornia’, ajo është tejet aktive edhe në rrjete sociale, ku ditë pas dite ndan momente humori e familjare me ndjekësit e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto, në brendësi të së cilës ndodhet një letër që mbart një mesazh shumë të veçantë.

Gjyshi i saj i ka shkruar disa fjalë të ndjera, në kohën kur Rudi është larguar nga shtëpia.

“Rudi i gjyshit! Udhë të mbarë dhe mos na harro. Gjyshi të do shumë” – shkruhet në letrën që përmban datën dhe firmën e tij, teksa ky duket të jetë edhe një amanet nga gjyshi i saj.

E duket që Rudina po e përmbush më së miri, teksa pavarësisht viteve, ajo ka arritur ta mbajë këtë letër e ta kujtojë gjyshin e saj.