Cristiano Ronaldo është i vetmi lojtar i Serisë A në skuadrën e vitit 2020 të UEFA-s, e zgjedhur nga lexuesit.

Ky është konfirmimi i radhës për yllin portugez të Juventus-it, duke parë se është pjesë e top 11 që nga 2007-ta.

Formacioni i vitit dominohet nga Bayern Munich.

Ky është formacioni i plotë:

Manuel Neuer (Bayern Monaco), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Sergio Ramos (Real Madrid), Virgil van Dijk (Liverpool), Alphonso Davies (Bayern Munich), Thiago Alcantara (Bayern Munich/Liverpool), Kevin De Bruyne (Manchester City), Cristiano Ronaldo (Juventus), Lionel Messi (Barcelona), Neymar (Paris Saint Germain), Robert Lewandowski (Bayern Munich).

Në listën e 50 kandidatëve fillestarë (5 portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues) kanë qenë të pranishëm ‘italianë’ të tjerë: De Ligt (Juve), Lukaku, Barella dhe De Vrij (Inter), Hateboer, Papu Gomez dhe Ilicic (Atalanta) dhe Immobile (Lazio).