Conor McGregor zhvilloi vjet vetëm një duel, në janar 2020 dhe eventi ku ai garoi vendosi rekordin e PPV (pay per view-paguaj për ta parë) për atë vit. Dueli ndaj Donald Cerrone pati më shumë shitje se çdo duel tjetër në MMA për vitin 2020 dhe kjo gje duket se do të ndodhë edhe këtë vit, pavarësisht se jemi vetëm në janar.

Sipas Dana White, presidentit të UFC-së, shitjet PPV të eventit UFCV-257, ku irlandezi do të përballet me 23 janar ndaj Dustin Poirier, kanë shkuar mjaft mirë. Kreu i UFC-së, tha: “Shitjet po shkojnë shkëlqyeshëm. Në fakt, shitjet tona asnjëherë nuk kanë shkuar keq gjatë pandemisë. Gjithsesi, prania e Conor bën të vetën”, tha White.