Më 24 prill do të zhvillohet eventi UFC-261 në artet marciale mikse, ku spikat dueli për titullin kampion bote në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg) mes kampiones në fuqi, kinezes Weili Zhang dhe sfidantes amerikane Rose Namajunas. Kjo e fundit ka qenë kampione e botës në këtë Divizion, ndaj pritet një përballje e fortë mes dy sportisteve ikonë.

Jo vetëm kaq, por dy sportistet kanë një marrëdhënie të mirë, që për disa minuta në kafaz do të ndalet. “Mendoj se miqësia mund të rritet edhe më shumë pasi të shkëmbejmë disa grushte, shkelma e bërryla. Ndaj, shpresoj të jemi mikesha të mira edhe pas kësaj sfide. Rose është një rivale e fortë dhe do të jetë një përballje e fortë”, tha Zhang.

Më tej, Zhang, 21 fitore e 1 humbje në kafaz, shtoi: “Ndjej një lidhje të fortë mes atyre që dueloj në kafaz. Në kafaz mësojmë shumë nga njëra-tjetra dhe shkëmbejmë këndvështrimin tonë të sfidës. E njoh dhe ndjekur Rose që në fillimet e saj dhe i kam vënë rëndësi dueleve të saj. Për disa minuta do të jemi rivale dhe në kafaz nuk fal askënd, pasi dueloj për fiutores”.