Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar.

Prej disa vitesh pjesë e televizionit, jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar dhe në formë shumë të mirë.

Përtej televizionit, Alketa është shumë aktive edhe në rrjete sociale, ku herë pas here ndan momente dhe bisedon me ndjekësit e saj.

Së fundmi, “Class Hair and Make Up” që ajo drejton, ka publikuar një video të Alketës në rrjete sociale, ku moderatorja duket e pagrimuar, njëjtë si shprehja ‘ujë e sapun’.

Një yll i vërtetë, si me grim, si pa grim Alketa!