Në luftën Ukrainë-Rusi ndodh edhe që një  veshje e liderit ukrainas të jetë nxjerrë në shitje në një ankand për të mbledhur fonde në mbështetje të Kievit.

Lajmi është se fanella jeshile ushtarake e mbajtur nga Zelensky në shumë lidhje direkte televizive është shitur në ankand për 90 mijë sterlina, të barbarta me rreth 105 mijë euro.

Ankandi që është zhvilluar në zyrat e Christie’s në Londër është drejtuar nga një personazh i veçantë: kryeministri britanbik Boris Johnson.

Ky i fundit e ka përkufizuar Zelensky-n “një nga liderët më të pabesueshëm të kohërave moderne”. Nga mediat ndërkombëtare është mësuar se çmimi fillestar në hapjen e ankandit ka qenë 50 mijë sterlina.

Mes objekteve të nxjerra në shitje ka qenë edhe një broke në formë gjeli që i është dhuruar kryeministrit anglez gjatë një vizite në Kiev. Fondet e mbledhura do të përdoren për ndihma humanitare në Ukrainë.