Një grua në muajin e shtatë të shtatzënisë është arratisur nga Ukraine në luftë dhe ka udhëtuar për 20 orë me qëllimin e vetëm që të lindte fëmijën e saj larg konfliktit që tashmë zgjat prej 100 ditësh.
Protagonistja e kësaj ngjarje është Uliana Pavelik, 33 vjeç, mama e një vajze 10 vjeç me emrin Sofia. Gruaja ka përshkuar 700 kilometra për të arritur në Foligno, Itali.
Gruaja ka rrëfyer më Ansa-n historinë e saj, ku përzihen guximi dhe dëshpërimi. 14 majin e kaluar ka lindur i vogli Maxim.
Duke menduar përsëri për gjestin e saj, Uliana e ka përshkruar si pothuajse heroik dhe të “çmendur”, por dëshira për ta lindur fëmijën e saj në një vend të sigurt ishte më e fortë se gjithçka.
Dhe të mendosh siç ka pranuar vetë gruaja “kam filluar t’i jap makinës vetëm një vit më parë”. Dëshira e saj është tani që “Të kthehem sa më shpejt në Ukrainë, sepse Maxim duhet të njohë babanë Igor”, kështu që ka shtuar:
“Sapo të jenë gati të gjitha dokumentet për ta nxjerrë nga Itali fëmijën do të nisemi drejt shtëpisë sonë, edhe pse në udhëtimin e kthimit nuk do t’i jap makinës unë, por do të kërkoj dikë që të mund të më shoqërojë.
“Këtë herë, me mua nuk do të jetë vetëm Sofia, por edhe një i porsalindur i cili kërkon kujdes”. Uliana shpreson tani që konflikti të përfundojë shpejt, në mënyrë që të përqafojë përsëri sa më shpejt të afërmit e saj.