Vendi ynë do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm gjatë gjithë kësaj të shtune.

Paraditja do të dominohet nga kthjellimet, teksa gjatë pjesës së dytë të ditës mund të shfaqen edhe vranësira, por që nuk do të shkaktojnë reshje shiu.

Sa i përket temperaturave, ato do të kenë një ulje të ndjeshme ditën e sotme duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatareisht në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke shkaktuar dallgëzim të ulët.