Vendi ynë do të karakterizohet edhe sot nga një mot i alternuar me kthjellime, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit dhe nga vranësirat që do të jenë më të dukshme në zonat malore.

Sa i përket pjesës së dytë të ditës, vranësirat mund të zhvillohen më tej duke gjeneruar edhe reshje shiu në vijim.

Gjatë kësaj të enjteje pritet të ketë një ulje të ndjeshme temperaturash, me vlerat ditore që do të luhaten nga 6°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verior – Verilindor duke shkaktuar dallgëzim mbi 2 ballë.