Shqipëria do të mbizotërohet ditën e sotme nga orët me diell në thuajse të gjithë territorin. Megjithatë, në disa zona të thella veriore dhe juglindore parashikohet të ketë edhe vranësira gjatë pasdites.

Temperaturat do të luhaten nga 15°C deri në 38°C gjatë gjithë ditës, ndërsa era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në pothuajse gjithë territorin përgjatë 24 orëve. Mund të ketë edhe vranësira të lehta në disa zona të izoluara, por që nuk do të sjellin reshje në vend.

Edhe në Maqedoninë e Veriut do të mbizotërojnë kthjellimet dhe gjatë orëve të para të ditës do të ketë diell. Në orët në vijim vranësirat e lehta dhe kalimtare do të shfaqen përkohësisht në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.